Elona Gjata (Dacaj)
Drejtor
e-mail: elona.gjata@bujqesia.gov.al
Elona Gjata (Dacaj) është me detyrë drejtoreshë në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Juridike Administrative, pranë Drejtorisë së Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ka mbaruar studimet universitare në vitin 1996 pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë Agrare, dega e Ekonomisë, ndërsa në vitin 2003 ka mbaruar studimet Master në Manaxhim Biznesi, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, USA.
Ka një eksperiencë të gjatë si në administratën publike dhe në sektorin privat. Në periudhën 1998 – 2010 ka punuar në Drejtorinë e Pergjithshme të Tatimeve dhe ka mbajtur postin e drejtorit të Drejtorisë së Statistikave, Raportimit dhe Analizave. Gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në shumë trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare si në: Malajzi, Korenë e Jugut, Austri, Holandë, Slloveni etj.
Në periudhën 2010 – 2019 ka punuar në sektorin bankar në Bankën ProCredit dhe më pas në Bankën Intesa Sanpaolo në pozicionin e drejtorit të Degës. Në 10 vitet e fundit ka qenë pjesë e administratës shtetërore, pranë Avokaturës së Shtetit, ku prej vitit 2020 ka marrë pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Nivel i Mesëm Drejtues, pranë këtij institucioni.
Znj. Gjata (Dacaj) është pjesë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që prej dhjetorit të vitit 2023.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë