Font Resize

Ela Miziri

Drejtor

e-mail: ela.miziri@bujqesia.gov.al

 

Ela Miziri, Drejtore e Drejtorisë së Shërbimeve të Përgjithshme, pranë Drejtorisë së Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ka mbaruar studimet universitare bachelor dhe master shkencor në vitin 2008 pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Arkitekturë. Në periudhën 2008-2014 ka ushtruar profesionin në kompani të ndryshme private, kryesisht në fushën e ndërtimit. Në 10 vitet e fundit ka qenë pjesë e administratës shtetërore, pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku prej vitit 2022 ka marrë pozicionin e Drejtores së Drejtorisë, nivel i mesëm drejtues pranë këtij institucioni.

Gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në shumë trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka përfunduar trajnime në fusha të ndryshme.

Në vitin 2024 ka përfunduar studimet master, pranë Universitetit Europian të Tiranës në degën “Menaxhim Biznes”, me profil “Menaxhim dhe vlerësim projektesh”. Është angazhuar në aktivitete që lidhen me hartimin dhe zbatimin e projekteve, kryesisht në fushën e arkitekturës, kulturës, trashëgimisë kulturore, turizmit etj.