Eksportet bujqësore rriten me 17 %, Ekonomi në 6 mujorin e parë 2021. - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 24/07/2021

Eksportet bujqësore rriten me 17 %, Ekonomi në 6 mujorin e parë 2021.

Bashkëpunim institucional dhe lehtësira doganore për fermerin
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, së bashku drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Gent Gazheli, zhvilluan një takim me fermerë të zonave të ndryshme dhe drejtues të pikave të grumbullimit që operojnë në vendin tonë.
Gjatë takimit, ministrja Ekonomi vlerësoi punën e mirë që kanë bërë këto pika, për të përhapur tek fermerët kulturën bujqësore, sic janë metodat e reja të mbjelljes së fidanëve që garantojnë rritje të prodhimit e për pasojë dhe më shumë të ardhura për fermerin.
Sipas saj, kjo ka sjellë dhe rritje të eksporteve bujqësore në tregjet ndërkombëtare me 17 përqind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ekonomi vlerësoi faktin se fermerët që kanë shtuar prodhimet bujqësore, kanë rritur dhe të ardhurat familjare.
“Fermeri që punon tokën ka shanset më të mëdha që të rrisë të ardhurat e tij.
Në këtë 6 mujor jemi rritur në krahasim me 6- mujorin e vitit të kaluar me 17 përqind dhe vlera e eksporteve shqiptare ka shkuar 214 milionë dollarë. Është një shifër që duhet t’ju bëjë krenarë për punën që bëni cdo ditë”, tha ministrja Ekonomi.
Më tej ajo shtoi se nga viti 2017 deri më sot , eskportet bujqësore janë rritur me 27.5 përqind dhe vlera e tyre është 400 milionë dollar dhe gjithashtu janë shtuar vendet me të cilat Shqipëria kryen shkëmbime tregtare, nga 59 në vitin 2013, në 82 vende në vitin 2020.
Sipas ministres Ekonomi, orientimi i duhur që i është bërë fermerit për të kultivuar produkte me vlerë më të lartë në treg kombëtar apo ndërkombëtar, ka rritur sipërfaqen e serav në 1700 hektarë, të cilat do të rriten edhe më shumë në vitet në vazhdim.
Ministrja e Bujqësisë e vlerësoi punën e këtyre pikave me fermerin shqiptar për qasjen e tij sa më mirë në treg, mënyrën se si duhet ti bëjë shërbimet, duke u bërë përhapësit më të mirë të kulturës bujqësore.
Ekonomi theksoi se falë angazhimeve të qeverisë shqiptare dhe kthimit të vëmendjes nga bujqësia, Shqipëria është kthyer në një faktor të rëndësishëm në eksportin e produkteve biujqësore. Sa më shumë prodhimet tona bujqësore arrijnë në tregjet Europiane, aq më shume duhet të punojne për të rritur standartet e sigurisë ushqimore. Gjatë këtij gjashtëmujori janë nisur 9066 ngarkesa për 123 mijë ton prodhime bujqësore, të shoqëruar me certifikate fitosanitare. Por sipas saj, projektimi i qeverisë për rritjen e eksporteve bujqësore në 1 miliardë e 200 milionë duhet ti bejë, bashkë institucionet e linjës si AKU, ISUV dhe AKVMB që të mbështesin fermerin për të prodhuar produkte cilësore brenda standardeve të BE.

Sipas ministres Ekonomi, produktet shqiptare bujqësore volumet më të mëdha të eksporteve realizohen me vendet e Bashkimit Europian, me mbi 65%, ndërsa me vendet e rajonit me mbi 24%, të totalit të eskporteve të produkteve bujqësore. Dhe kjo është bërë e mundur falë pajisjes me çertificatë të global GAP. Në Mars të vitit 2018 ishin 45 Ha të çertifikuara me Global GAP, ndërsa sot janë mbuluar 386 Ha të çertifikuar. Skemat Kombëtare apo IPARD por dhe llogjikës se mencur që me një aplikim janë mbuluar disa fermerë që të marrin certifikatën e global GAP sot janë 8 mijë fermerë që eksportojnë domate me certifikatë të tillë dhe 3 mijë fermerë që eksportojnë bimë medicinale në Malësinë e Madhe.

Gjithashtu, një ndihmë të vecantë në rritjen e eksporteve bujqësore ka dhënë dhe thjeshtimi i procedurave doganore nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Drejtori i këtij institucioni Gent Gazheli u shpreh gjatë takimit se një nga këto procedura të thjeshtuara është dhe Statusi i Eksportuesit të Miratuar.
“Nëse një eksportues shqiptar eksporton mallra me vlerë mbi 6 mijë euro ai mund ta vetëdeklarojë certifikatën e origjinës preferenciale për mallrat që eksporton, por kjo duhet të miratohet më parë nga drejtoria e përgjithshme e Doganave”, tha Gazheli.
Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Statusi i Eksportuesit të Miratuar i dhënë nga autoritetet doganore i jep eksportuesit këto avantazhe. Gazheli i bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë online në faqen e e webit të drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në portalin e-albania për të marrë statusin e eksportuesit të miratuar, për të mos humbur kohë në zyrat doganore.
Një prej drejtuesve të pikave të grumbullimit, Ardian Çitozi u shpreh në takim se falë bashkëpunimit me fermerët e zonës së Imshtit në Lushnje, është bërë e mundur eksportimi i mbi 10 mijë ton shalqi për tregun e huaj dhe vendas.