Ekonomi në parlamentin rural: Zhvillimi rural, prioritet i qeverisë, fuqizim të gruas fermere dhe mirëqënies në familje - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 05/03/2021

Ekonomi në parlamentin rural: Zhvillimi rural, prioritet i qeverisë, fuqizim të gruas fermere dhe mirëqënies në familje

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, ishte e ftuar sot gjatë në Parlamentin Rural Shqiptar ku në fjalën e saj përshëndetëse vlerësoi punën e bërë nga Rrjeti Kombëtar për Zhvillimin rural, për përmirësimin e rolit të komunikimit mes organizatave rurale me agjencitë ekzekutive si MBZHR, AZHBR.
Ekonomi tha se mbështetja e qeverisë për zhvillimin rural ka qenë në fokus kryesor ku është synuar rritja e konkurrueshmërisë mes fermave, shtimi i eksportit dhe agropërpunimit duke pasur dhe zinxhirën e vlerës në rritjen e eksportit.
Sipas ministres Ekonomi, përmirësimi i sigurisë ushqimore ka qenë prioritet jo vetëm për të plotësuar standardet e BE por dhe angazhim institucional brenda proceseve të punës në MBZHR.
Ministrja e MBZHR nënvizoi rëndësinë e zhvillimit rural për ofrimin e mundësive të cilat rrisin mirëqënien e familjeve në zonat rurale, sic janë zhvillimi i agroturizmit,turizmi rural, zejtaria apo fuqizimi i grave të cilat kanë qenë në qendër të vëmendjes së ministrisë.
Ekonomi tha se sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft të vështirë, sic ishte viti 2020, dhe ja doli duke rritur prodhimin bujqësor dhe eksportet bujqësore, rritje në prodhimin e bimëve mjekësore dhe peshkimit, falë dhe punës së fermerëve por dhe skemave mbështetëse të qeverisë.
“Ne kemi disa skema mbështetëse, sic janë skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi ku deri më tani kanë përfituar rreth 15 mijë fermerë. Po ashtu është dhe programi IPARD që zbatohet me fondet e BE dhe qeverisë shqiptare si dhe skema më e fundit që aplikohet prej 15 janarit; karta e naftës falas që do të lehtësojë kostot e prodhimit për fermerët”, tha ministrja Ekonomi.
Gjatë fjalës së saj në parlamentin rural, Ekonomi përmendi dhe fuqizimin e gruas rurale e cila ka qenë në vëmendjen e MBZHR.
“Gratë fermere kanë qenë përfituese të skemave mbështetëse. Kjo shihet dhe nga mbështetja financiare e përfituar nga skemat që ka ardhur në rritje. Në vitin 2019, fondi i dhënë ishte 99 milionë lekë ndërsa në vitin 2020 ai u shkoi në 217 milion lekë ku përfituan rreth 1500 gra fermere”, tha ministrja Ekonomi.
Në fund, Ekonomi siguroi panelin se mbështetja e qeverisë për sektorin e bujqësisë do të vazhdojë me synimin për rritjen e fondeve në skemat kombëtare si dhe për thithjen e fondeve nga donatorët. Ministrja Ekonomi shprehu bindjen se gjetjet dhe rekomandimet e Parlamentit të Dytë Rural do të jenë një input shumë i dobishëm jo vetëm për hartimin e këtyre dy dokumenteve, por edhe për implementimin e tyre. Po kështu, organizatat e Rrjetit Kombëtar të Zhvillimit Rural, të cilat përfaqësojnë shoqërinë civile, sektrin publik dhe privat, i konsiderojmë partner të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në këtë proces.