Ekonomi me fermerët në Belsh: Investimet në zonë modele suksesi, përfitoni nga skemat mbështetëse të qeverisë - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 01/02/2021

Ekonomi me fermerët në Belsh: Investimet në zonë modele suksesi, përfitoni nga skemat mbështetëse të qeverisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi zhvilloi në fundjavë një takim me fermerët e zonës së Belshit. Gjatë vizitës së saj, ministrja Ekonomi shoqërohej nga deputeti Musa Ulqini dhe kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani.
Ministrja Ekonomi u ndal në një prej investimeve më të rëndësishme të zonës, në fabrikën e përpunimit të ullirit “Sagelo”. Ekonomi vlerësoi punën e kryer nga familja e Sami Derbovae cila nga një biznes familjar e ka shndërruar këtë investim në një mundësi punësimi për banorët e zonës.
Ministrja vlerësoi gjithashtu dhe standardet modern të aplikuara në fabrikën “Sagelo”, e cila përvec tregut vendas sot eksporton produktet e saj deri në SHBA dhe së fundi edhe Mbretërinë e Bashkuar.
“Historia e “Sagelo” është e vjetër dhe ajo nisi si një biznes familjar por pak nga pak, me përkushtimin e gjithë familjes, u shndërrua në një biznes të madh që tregton produkte në të gjithë vendin si dhe eksporton jashtë. Në këtë fabrikë përpunohet ulliri në kripë ose në ujë, një model unik. Është meritë e gjithë familjarëve të Samiut të cilët njohuritë e trashëguara nga gjyshërit I kanë vënë në zbatim duke krijuar një model suksesi”, tha ministrja Ekonomi gjatë takimit me fermerët e zonës.
Ekonomi  u ka bërë ftesë sërish fermerëve të mos ngurrojnë por të aplikojnë online për përfitimin e naftës falas, duke qenë pjesë e procesit që mbyllet më 25 shkurt.​