Ekonomi me ambasadoren franceze: Vazhdimësi e bashkëpunimit për plotësimin e 2 prej kritereve në procesin e integrimit në BE - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 06/07/2021

Ekonomi me ambasadoren franceze: Vazhdimësi e bashkëpunimit për plotësimin e 2 prej kritereve në procesin e integrimit në BE

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi u takua sot me ambasadoren e Francës në Shqipëri,znj. Elisabeth Barsacq, si dhe përfaqësues të delegacionit shoqërues nga Institute de L’élevage dhe Coram për të diskutuar për bashkëpunimet e reja që pritet të zhvillohen mes dy vendeve, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ministrja Ekonomi i shprehu falenderimit në emër të qeverisë shqiptare, ambasadores franceze në Tiranë për projektin ndërsa theksoi se ai duhet të ketë shtrirje më të gjerë, jo vetëm në qendrën e transferimeve të teknologjive bujqësore në Korçë (QTTB) por edhe në atë të Shkodrës. Gjithashtu, Ekonomi i kërkoi mbasadores Barsacq, mbështetje për hartimin dhe dorëzimin e dosjes në UNESCO, në aplikimin e listës përfaqësuese të dukurive të trashëgimisë jo materiale, për dukurinë e Trans-humancës (dukurisë së shtëgetimit të bagëtive).

Ambasadorja franceze falenderoi ministren Ekonomi për takimin, ndërsa e vlerësoi të shkëlqyer bashkëpunimin ndër vite mes Francës dhe Shqipërisë, në disa fusha siç është ajo blegtorisë, bujqësisë si dhe ajo e emërtimit të kullotave. Ambasadorja Barsacq veçoi rolin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si një nga partnerët kryesorë të bashkëpunimit.