Grigor Gjeci ka lindur më 12 prill 1956. Është diplomuar në master shkencor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, si dhe graduar në shkencat veterianare dhe në kurs pas universitar në Universitein Bujqësor të Tiranës. Z. Gjeci ka qënë pjesë e trajnimeve të ndryshme që lidhen me fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, të kryera në Greqi, Irlandë, Belgjikë etj. Ka përvojë pune të gjërë koordinuese, menaxhuese dhe drejtuese, që lidhen me fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe me ndjekjen e problematikave që kanë të bëjnë me procesin e integrimit te bujqësisë me Bashkimin Europian.
Është autor i botimeve që lidhen me fushën e bujqësisë, brenda dhe jashtë vendit.
Zotëron gjuhën anglisht, italisht dhe frengjisht.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë