Luljeta Çuko, Drejtor në Drejtorinë e Politikave dhe Programeve të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Arsimi: Ka mbaruar studimet Bachelor për Kimist Industrial në Universitetin e Tiranë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Master Shkencor në Produkte Natyrore dhe Studime Pasuniversitare në “Instituti Agronomik Mesdhetar i Chania Greqi, CIHEAM (Qëndra Ndërkombëtare për studimet agronomike Mesdhetare të Avancuara), Paris, Francë”.
Me një eksperiencë të gjërë në fushën e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, në pozicione të tilla si Përgjegjëse në Drejtorinë e Cilësisë dhe inspektimit të Ushqimeve (vitet 2002-2005), Përgjegjëse në Sektorin e Sigurisë Ushqimore (vitet 2005-2010), Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (viti 2010), Përgjegjëse në Sektorin e Sigurisë Ushqimore (viti 2010-2013), përgjegjëse në Sektorin e Cilësisë dhe Sigurisë së Produkteve Ushqimore dhe Fitosanitareve (vitet 2013-2015), përgjegjëse në Sektorin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore (viti 2015-2016), Drejtor në Drejtorinë e Sigurisë Ushqimore (viti 2016-2017), Drejtor në Drejtorinë e Derregullimit, Lejeve dhe Licencave në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ka kryer një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit në lidhje me fushën e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, të certifikuara nga Universiteti i Harvardit, FAO, OBSH, BE, TAIEX, USAID etj.
Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë