Z.Irfan Tarelli ka lindur në Devoll, në 20.10.1959. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Eshtë diplomuar në Fakultetin e Agronomisë, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës me rezultate të shkëlqyera, në vitin 1983.
Që nga viti 1997, mban titullin “Doktor i shkencave”, ndërsa që nga viti 2002, mban gradën “Prof. Ass.”. Është autor i shumë botimeve në fushën e bujqësisë, brenda dhe jashtë vendit.
Për një kohë të gjatë ka qenë në pozicione drejtuese në Ministrinë e Bujqësisë dhe që nga muaji tetor 2017, është Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural.
Karriera e tij profesionale është e lidhur me sektorët e mbrojtjes së bimëve, shërbimit këshillimor, administrimin e tokës dhe të ujërave duke dhënë një kontribut të spikatur për hartimin e politikave, strategjive, legjislacionit dhe programeve përkatës.
Z. Tarelli ka drejtuar shumë projekte të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë së vendit.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë