Ministri I Bujqësisë Z. Edmond Panariti ishte I pranishëm në aktivitetin e Ditës së Eksportit, organizuar në Goriçan, Berat. Ai vizitoi parcelën e demonstrimit dhe serrën e domateve të standardeve të larta të cilësisë dhe sigurisë. Më pas vizita vazhdoi në Qendrën e Grumbullimit Goriçan sëbashku me drejtorin e Misionit të USAID-it në Shqipëri.
Një tryezë e rrubullakët u organizua me eksportues perimesh nga organizata shqiptare “Konkurrueshmëria e Bujqësisë Shqiptare” Lushnja.
Ministri përshëndeti në këtë takim eksportuesit dhe prodhuesit në përpjekjet e tyre drejt fuqizimit të kapaciteteve të prodhimit për një bujqësi komerciale konkurruese.
Ne angazhohemi- theksoi Ministri-tju ndihmojmë për të evaduarprodhimin drejt tregjeve rajonale dhe Europiane, duke ndërhyrë atje ku ju si eksportues shfaqni shqetësimin, në pikat doganore ku dhe mundësia për pengesa në kohë është më e madhe.
Ministri shprehu në emër të drejtoreshës së doganave z. Spiropali angazhimin e saj, e cila garanton se në doganën shqiptare nuk do të ketë pengesa dhe do të shtojë personelin në pikat doganore me dy turne në sezonet e pikut që malli të kalojë me shpejtësi.
Ai tha:-Ne nuk do të rrimë indiferente dhe ndaj vonesave në krahun tjetër të kufirit. Unë do të takoj ministrin homolog të Maqedonisë në mënyrë që mos të kemi asnjë pengesë për lëvizjen e mallrave, mbështetur në reciprocitetin dhe marrëveshjet e arritura në këtë drejtim.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë