Dita botërore e gruas rurale - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 18/10/2021

Dita botërore e gruas rurale

Gruaja është shtylla e zhvillimit të shoqërisë, si në qytet dhe mbi të gjitha në zonat rurale. Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim të ngushtë me organizatat anëtare të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural, mirëpriti në ambientet e saj, gra sipërmarrëse nga fshatra të ndryshme të Shqipërisë, në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale. Këtë ditë, Ministrja Frida Krifca, e cilësoi si një moment të rëndësishëm, të një angazhimi të përbashkët, me synim rritjen e produktivitetit, transformimin e traditës në zhvillim, forcimin e rolit të gruas në komunitetet rurale si dhe hapjen e mundësive të reja për to në drejtim të financimit dhe mbështetjes.
Tatjana Dishnica, Sekretarja e Përgjithshme e ARND, tha se zhvillimi i qendrueshëm social ekonomik nis nga fuqizimi i grave në zonat rurale
Ndërsa, Përfaqësuesi i Un-Woman në Shqipëri, z. Michele Ribotta u shpreh optimist për potencialin e grave në zonat rurale dhe suksesin që mund të arrijnë ato.
Mbi 28 mijë gra menaxhojnë sot ferma në role drejtuese apo administrative në Shqipëri.