Z.Dhimitër Kote ka lindur në Mursi-Sarandë,më 20 Tetor 1956. Ai është i martuar me
znj.Eftalia Kote dhe kanë dy fëmijë Dhonatin dhe Kostandinën.
Z.Kote ka kryer studimet e larta për Agronomi në Universitetin Bujqësor Kamëz duke
marrë titullin Agronom i Lartë në vitin 1986. Ka përfunduar shkollën e mesme të
përgjithshme “Bido Sejko” në Konispol.Në vitin 2010 ka ndjekur seminar në SHBA
“ Kooperimi dhe Zhvillimi në Bujqësi” Kolorado –Uashington
Z.Kote në periudhën 1975-1992 ka punuar si Agronom në ish Ndërmarjen Bujqësore
të Vrinës.Gjatë viteve 1992-1995 ka emigruar në Greqi duke fituar aty një
eksperiencë në fushën e agrimikulturës.
Me rikthimin e tij në Shqipëri në vitin 1995 z.Kote vendosi të fokusohet tek mbjellja e
agrumeve, ku është bashkëpronar në një nga fermat më të mëdha e cila
kultivon,prodhon dhe eksporton agrume me standarte Europiane.Nën shembullin e tij,
Xarra arriti të prodhonte deri në 15 mijë tonë manderina në sezon. Xarra sot është një
nga zonat më të zhvilluara dhe mirëorganizuara. Kontratat e lidhura me Poloninë,
Çekinë ,Kosovën e bëjnë Xarrën një faktor të rëndësishëm ndër eksportusët shqiptar.
Z.Kote që prej vitit 2005 ka një bashëkpunim të suksesshëm me USAID si dhe është
anëtar Bordi i AAC Lushnja.
Në zgjedhjet lokale të Tetorit 2000 z.Kote zgjidhet Kryetar Komune në Komunën
Xarrë për t’u rikonfirmuar edhe tre herë të tjera në këtë post.Prej vitit 2011-2016 ishte
anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Z.Kote zotëron shumë mirë gjuhën Greke.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë