Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh se, “në 10 vitet e fundit sipërfaqet e mbjella me perime në qarkun e Berat e kanë kaluar mbi 2 mijë hektarë dhe kontribuojnë me 10% të sipërfaqes së mbjellë me perime në të gjithë Shqipërinë”.
Sipas saj, pemëtaria në këtë qark jep 20 % të prodhimit kombëtar ose me më shumë se 140 mijë tonë fruta të prodhuara në vit, ndërsa vreshtat janë karakteristikë e zonës dhe tashmë Berati ka krijuar dhe brandet e verës autoktone.
Gjatë një takimi me fermerë të zonës së Beratit, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja theksoi se, “Berati 2400 vjet” do të jetë etiketa e re e vajit të ullirit, ndërsa ky qark përfaqësohet nga më shumë se 2 milionë rrënjë ullinj.
“Krijimi i një bandi cilësor të vajit të ullirit me origjinë nga qarku i Beratit, do të rrisë vlerën dhe aksesin e tij në tregjet e huaja”, u shpreh Denaj.
Ajo bëri të ditur se, me asistencën e BB, ky projekt tashmë është gati.
“Përmes këtij projekti do të bëjë bashkë 50 fermerë të qarkut Berat, që operojnë në sektorin e vajit të ullirit, të cilët do të bashkëpunojnë në një zinxhir vlere me grumbulluesin dhe ku vetë bashkia ka rolin e saj për tregtimin e këtij produkti të etiketuar me markën “Made in Berati” të vaji i ullirit”, theksoi Denaj.
Sipas saj, eksportet e vajit të ullirit janë rritur në mbi 5 mijë ton, në 2023 kundrejt 60 litra. “Mund të shkonim edhe në sasi më të mëdha, por nuk kishim atë vaj që kërkonte tregu italian, me ambalazhim, etiketimin dhe cilësinë e kërkuar”, tha ministrja.
Ndaj ky projekt, vijoi ajo, përgjatë 2025 do të jetë prioritet, ndërsa vijojmë me rritjen e eksporteve.
Denaj tha se, çdo vit sasia e eksporteve bujqësore rritet ne 20% dhe kemi arritur në 540 milionë eksporte në fund të vitit të kaluar.
Fjala e plotë:
Faleminderit kryetar,
Përshëndetje te gjithëve, sipermarrës që na hape derën e shtëpisë, në një
nga investimet domethënëse në këtë qark dhe një model suksesi që ne e
kemi të shumëfishuar në shumë vende të Shqipërisë, por në këtë qark në
vecanti, jemi shumë krenar.
Jemi krenar për të gjithë punën që ju keni realizuar në një sipërfaqe të
kultivuar në qarkun e Beratit shumë domethënëse. Në 10 vitet e fundit
sipërfaqet e mbjella me perime kanë kaluar 2 mijë hektar në këtë qark
dhe kontribuojnë në gati 10% të sipërfaqes së mbjellë me perime në të
gjithë Shqipërinë, flasim për pemtarinë dhe frutat që përfaqësojnë 20%
të prodhimit kombëtar më shumë se 140 mijë ton në vit, sigurisht
vreshtat me një karakteristikë të vecantë të prodhimit të verës në këtë
zonë, që ka brandin e saj dhe fiton cmime cdo vit si në rajon, Evropë
edhe më gjërë, por në vecanti dua të tërheq vëmendje për atë që tha pak
më parë Kryetari dhe kjo lidhet ngushtë me modelin e ri të suksesit,
Berati 2400 vjet, ajo që do të jetë etiketa e vait të ullirit “Made in Berat”
që këtu përfaqësohet në më shumë se 2 milion rrënjë ullinj dhe që nuk
mundet më të mos etiketohet, të mos brandohet, të mos tregtohet me
cilësinë që meriton prodhimi autokton i këtij vendi dhe puna e palodhur
e të gjithëve ju fermerëve.
Ishte këmbëngulja e Kryetarit për të ralizuar një bashkëpunim, një
bashkim mes të gjithë operatorëve dhe është mbështetje e qeverisë
shqiptare me asistencë teknike nga Banka Botërore, për të cilën ne sot e
kemi gati projektin me 50 fermerë që do të bashkëpunojnë në një zinxhir
vlere me grumbulluesit dhe ku vetë bashkia ka rolin e saj kryesor deri në
tregtimin e këtyre produkteve të etiketuara me markën ‘Made in Berat’
të vajit të ullirit. Kur në 2023, shumë nga tregtarët e vajit të ullirit nga
vendi ynë fqinj, erdhën për të marr vajin e ullirit në Shqipëri. Ne kaluam
nga 60 litra vaj ulliri eksport në Itali, në 5200 ton dhe mund të shkonim
dhe dyfish, dhe trefish, por nuk kishim atë vaj të cilin ata e kërkonn në
raport me amballazhimin, etiketimin dhe cilësinë e kërkuar. Ky projekt,
falë punës suaj dhe mbështetjes suaj përgjatë gjithë vitin që vijon, do të
jetë absolutisht në vëmëndje të eksportit, të cilat sot dhe me shifrën e
fundit të INSTAT-it, për të parë rritjen që vijon krahasuar me vitin e
kaluar dhe cdo vit ne rritemi me nga 20% në sasi eksporte dhe kemi
arritur ne 540 milion euro eksporte në fund të vitit të kaluar, por ne kemi
një synim shumë të madh për 2030, 1 miliard euro eksporte dhe këtë e
bëjmë falë bashkëpunimit, grupimit fermerë, grumbullues, eksportues
dhe ku roli sigurisht i pushtetit vendor është absolutisht i domosdoshëm.
Jemi me gati 100 investime me kredi të buta dhe me grante në qarkun e
Beratit, gati 14 milion euro investime, të cilat janë realizuar edhe falë
AZHBR-së, që e falenderojmë posacerisht për pjesëmarrjendhe janë një
pjesë e rëndësishme e 1000 investime në të gjithë Shqipërinë në 10 vitet
e fundit, por kemi 1000 investime të tjera të planifikuara për 5-vjecarin e
ardhshëm dhe kemi sot një paketë të rëndësishme financimi konkrete të
lidhur sot mebankat e nivelit të dytë. Flasim për një shumë me 250
milion euro me kredi me 2% interes, me 70% të riskut kolateral që mban
qeveria dhe me grante që do të vijojnë si me mbështetje buxhetore ashtu
edhe me mbështetje të BE-së si pjesë e një procesi të rëndësishëm, që ne
e konkludojmë në 2027 dhe bujqësia merr një pjesë të rëndësishme të
financimit dhe realizon atë ngritje cilësore që e meriton, si qarku i
Beratit dhe gjithë Shqipëria. Në fund, një fjalë për agroturizmin. Është
një zonë që na bën krenar me numrin e madh të vizitorëve cdo ditë, që
vijnë nga gjithë Shqipëria , por tashmë një destinacion I paevitueshëm
nga cdo i huaj që prek tokën shqiptare. Agroturizmet janë duke u
zhvilluar. Ne kemi gati 17 të certefikuara dhe të gjothë të tjerët që jane
ngritur, unë do t’i ftoja të vijonin certifikimin, sepse është edhe ai një
brand cilësie dhe sëbashku me miinistren Kumbaro, ne kemi një ekip të
dedikuar dhe një projekt të dedikuar edhe ky për të vijuar certifikimet
dhe për të realizuar dhe aty etiketën me brandin ‘Made in Berat’ dhe në
agroturizëm.
Shumë faleminderit
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë