Ministrja e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, mori pjese ne prezantimin e nisjes se zbatimit të projektit më të ri të Bankës Botërore mbi ”Qëndrueshmërinë Klimatike dhe Zhvillimin e Bujqësisë” në Shqipëri, qe u zhvillua ne Divjake.
Përmirësimi i sistemeve agro-ushqimore në vendin tonë si një përgjigje ndaj sfidave klimatike dhe efekteve të saj në sektorin bujqësor, është hapi I radhës të cilin e hedhim së bashku me Bankën Botërore nëpërmjet nisjes së projektit ”Qëndrueshmërinë Klimatike dhe Zhvillimin e Bujqësisë” në Shqipëri.
Fjala e plotë e ministres Anila Denaj
Përshëndetje të gjithëve!
Të nderuar fermerë, i nderuar Kryetari i Bashkisë, I nderuar zoti Duka! Faleminderit për pjesmarrjen këtu! Të nderuar drejtues të lartë të Bankës Botëror!
Unë jam shumë e nderuar, që të prezantoj sëbashku me ju një projekt fantastik do të thoja i mbështëtur nga Banka Botërore, i dizenjuar me Bankën Botërore në përgjigje të të gjithë sfidave që sot bujqësisa shqiptare përfaqëson, por e bindur që sëbashku do të tejkalojmë këto sfida drejt një të ardhme të afërt shumë më të qëndrueshme ndaj problemeve tona, por edhe ndaj problemeve që gjithë bota përballet, ajo e ndryshimeve klimatike.
Nuk kemi ardhur rastësisht në Divjakë dhe të zotit të shtëpisë i them faleminderit, që na bëri bashkë sot në një nga projektet më të rëndësishme, që unë si ministre po drejtoj dhe që vetë bujqësia do të shoqëroj përgjatë këtyre viteve nga zemra e prodhimit që është Divjaka, por edhe sepse është një financim i drejtpërdrejt që shkon në këtë zonë, në atë që është infrastrukture me gati 27 milionë Euro për modernizimin e skemës së ujitjes dhe kullimit.
Në raport me këtë skemë, që është një nga komponentët e parë e janë tre komponentë. Dhe pse jemi në diell do ju kërkoj pak durim që t’i shkojmë secilit një nga një, por te pjesa e sistemit së ujitjes dhe kullimit kemi këtu dy nga zonat shumë të rëndësishmë në Shqipëri dhe falenderoj pjësmarrjen e kryetarit të bashkisë së Konipolit zoti Ergys Dule, që na është bërë bashkë me kryetarin e bashkisë së Divjakës, sepse janë dy përfaqësuesit e dy zonave që përfitojnë këtë investim në sistemin e ujitje-kullimit me pika siç u tha pak më parë.
Një fazë e dytë, fazën e parë së cilës ne në Konispol e kemi parë se sa përfitueshmëri ka për fermerët në eficencë dhe në kosto. Ky konkludim i gjithë këtij sistemi do të jetë model për të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm për këto dy zona shumë punëtore dhe me prodhime shumë cilësore që na bëjnë krenarë kudo në botë.
Ne përpiqemi të përparojmë çdo ditë drejt një ekonomie bujqësore më moderne, e cila në bazë ka dashurinë ndaj tokës, sfidën për të përballuar probleme që do të vijnë nga uji, nëse këto do të jenë sfida në të ardhmen tonë, sigurisht shifrat do e tregojnë, ndaj po punojmë sot që t’i kemi sa më reduktuara por mbi të gjitha ne duhet të marrim parasysh një nga sfidat aktuale që e kemi të trasheguar në 32 vite. Siç u tha pak më parë nga parafolësi, segmentimi i lartë i tokës dhe fakti që shuma prej 1hektar është sipërfaqja për më shumë se 90 % e fermave shqiptare sot tregon se kemi një sfidë për të përballuar kur vjen çështja e implementimit të infrastrukturës digjitale dhe inovative.
Sot ne mund të ankohemi në mënyre të vazhdueshmë për faktin se produktet tona shumë cilësore mund të jenë jo aq konkurruese sa të tjerët në botë, por ne duhet të kthehemi pak te vetja dhe të shikojmë çfarë mund të bëjë secili nga ne si në nivel politikëbërje ashtu edhe ne nivel të pushtetit vendor apo të fermës, që do të tejkalojmë këto jo vetëm duke u ankuar, por njëkohësisht duke parë si ta bëjmë madhësinë e fermës të tejkalojë 5 apo 10 hektar aty ku implementohet teknologjia dhe inovacioni. Aty ku vendet e tjera kanë filluar ta zbatojnë dhe të prodhojnë në rendiment dhe në cilësi kur konkurrueshmëria pastaj kthehet në një problem tregu.
Ne sot nuk kemi problem tregjesh. Sot jemi krenarë që kemi arritur në 80 tregje elitare me gati 600 milion dollarë eksporte vitin e kaluar dhe me një objektiv 1 miliard dollar për eksporte në 2030, por mos të harrojmë se çfarë presioni përditë na ofron tregu i brendshëm dhe jo vetëm konsumatori shqiptar dhe ai turistik i vitit të kaluar, por ai turistik i këtij viti që do të tejkalojë 14 milion turistë dhe do të shkojë drejt një rritje të prodhimit të brendshëm ushqimor me të paktën 2 miliard dollar. Atëhere si do të arrijmë ne një prodhim 2 miliard dollar nëse do të jemi me ferma të vogla dhe me teknologji të prapambetur apo me një fuqi punëtore, e cila sa do të jetë e angazhuar sado të jetë e angazhuar në kohë nuk do arrij të nxjerri në kohë një produkt cilësor, e për të qënë konkurrues në treg.
E këtu një komponent i dytë shumë i rëndësishëm është edhe pjesa e përfshirjes së asaj që quhet |”Smart Agriculture”, për të ndihmuar sado pak fermerin tonë të kuptoj se sa lehtë është të punosh me pjesën e infrastrukturës digjitale. Në një komponent, që nuk është i gjithi, por është një ftesë për t’a parë lehtësinë e inovacionit, e tekonologjisë në lëhtësinë e përditshmërisë e për t’a bërë këtë një model për të rrokur të gjithë tëknologjinë që sot jo vetëm në Ministrinë e Bujqësisë, por në gjithë Republikën e Shqipërisë nëpërmjet agjencisë më të re të krijuar nga qeveria shqiptare, asaj të Inovacionit, po përpiqemi të implementojmë çdo ditë.
Projekti do të përfshijë teknologji të avancuara dhe praktika inovative që do ndihmojnë në administrimin e tokave bujqësore nëpërmjet ujtjes dhe kullimit, sikurse sisteme të reja të monitorimit dhe kontrollit për cilësinë e tokës, nevojën për ujitje dhe përdorimin e produkteve plehruese që do të na lejojnë të reagojmë shumë shpejt ndaj kërkesave të bimës. Këto sisteme do të jenë të aksesueshme si nga fermerët, por edhe nga agronomët. Ky ësht ënjë process tjetër shumë i rëndësishëm i eksperiencës që do të marrin punonjësit dhe fermerët për të rritur efikasitetin e këshillimit bujqësor dhe cilësinë e produktit.
Standardet ushqimore janë një sfidë e përditshme e të gjithë prodhuesve shqiptar ër të arritur atë cilësi që kërkon tregu ndërkombëtar. Unë e përmenda pak më parë jemi në 80 tregje elitare dhe kjo nuk bëhet me një punë pa pasur në fokus sigurinë ushqimore. Le të mos harrojmë që fererët sot përballen edhe me sfidat e analizave e çmimeve të këtyre analizave, por nga ana tjetër edhe të konkurueshmërisë së produkteve të cilat vijnë edhe nga imporit. E për këtë unë jam shumë e lumtur që një pjesë shumë e rëndësishme e komponentit dy të investimit në këtë projekt të Bankës Botërore, pre 65 milion Euro, është ai i ngritjes së një sistemi të qëndrueshëm në atë që është sistemi i strukturës laboratorike, i cili nënkupton jo vëtëm 6 pika të laboratorëve në pikat tona kryesore kufitare, por njëkohësisht modernzim dhe mirëpajisje e laboratorëve për ISUV, AKVMB dhe AKU që do të na ndihmojnë të përmbushim jo vetëm kërkesat tuaja, të dashur fermerë, por edhe kërkesat e Bashkimit Europian sipas standardeve të akredituara. Zgjerojmë kështu shërbimet për fermerët shqiptar dhe ulim kohën e pritjes për analiza.
Të dashur fermerë, përfaqësues të pushtetit vendor sëbashku ne kemi fuqnë të shndërrojmë sfidat në mundësi u tha pak më parë. Çdo hap që hedhim drejt modernizimit të bujqësisë është një hap drejt një të ardhme më të sigurt, më të qendrueshme për fermerët dhe për konsumatorët shqiptar. Asgjë nuk mund të realizohet pa konponentin e tretë mbështetës që është aksesi në tregje dhe formalizimi i kontratave dhe marrëdhënieve mes aktorëve. Do të ndërhyjmë nëpërmjet këtij projekti për të krijuar 5 tregje të reja në partneritet me bashkitë. Do të bëjmë të mundur daljen në treg edhe të prodhuesve të vegjël. Fermerët e Gjirokastrës, Vlorës, Shkodrës, Tiranës e Sarandës do të kenë mundësi të dalin në treg duke shmangur ndërmjetësit. Synojmë kështu të mundësojmë rritjen e fitimit nga ana e prodhuesve dhe sigurimin e një produkti të standardizuar gjithë dhjetor, jo vetëm për konsumatorin familjar, por njëkohësisht për hotelet, restorantet dhe shërbimin catering. Sfida jonë e përbashkët është menaxhimi i këtyre njësive. Do të punojmë ngushtësisht me ekspertët, prodhuesit, organizatat e fermerëve dhe veçanërisht zonjat, shoqatat e zonjave, të cilat po shohen përditë në menaxhimin edhe të ndërmarrjeve bujqësore për të gjetur mënyrën më efikase të menaxhimit të këtyre qendrave ushqimore.
Është një ftesë për të punuar të gjithë sëbahsku, me një vision të qartë, për të konsoliduar një sektor bujqësor, që jo vetëm përmbush nevojat e tregut të brendshëm dhe atij ndërkombëtar për një ushqim cilësor, por mbi të gjitha për të tejkaluar problematikat aktuale të trashëguara, siç e thashë në 32 vite fermën e vogël, për t’u lidhur në një zinxhir të të gjithë aktorëve për të parë se ne sot këmi një mundësi, të cilën të gjithë bashkë duhet t’a shfrytëzojmë.
Kemi një produkt fantastik, kemi një klimë fantastike, e cila do të na bëjë bashkë për të tejkaluar madhësinë e fermës kur mendojmë që të gjithë këto nuk i bëjmë vetëm, nuk i bëjmë pa pa ekspertizën e një partneri shumë të rëndësishëm siç është Banka Botërore, që unë veçanërisht dua ta falenderoj, sepse është një punë e disa viteve për të arritur deri këtu, e personave që janë present këtu dhe atyre qe na mungojnë dhe që është një bashkëpunim që në vitet e ardhshme absolutisht do të shtoj edhe një konponent, që lidhen me trajnimin dhe asistencën teknike, për këtë jemi të hapur për ta shtuar. Por mbi të gjitha nuk mund të jetë pa presionin tuaj duke filluar nga pushteti vendor, të dy përfaqësuesit që janë sot prezent, por edhe ata që do të jenë të ndërlidhur me tregjet, pasi sikurse e tha edhe Manueli ne duhet të kuptojmë që nuk kemji kohë për të humbur. Pasi, problematikat që vijnë nga ndryshimet klimatike, apo nevoja për të tejkaluar problematikat e 32 viteve ne duhet ti kapim sa më shpejt. Prandaj koha në këtë rast është flori dhe nevoja për të bashkëpunuar dhe bashkërenduar në të gjitha këto aspekte që përmenda pak më lartë, është e nevojshme që në përmbushjen nëpërmjet ekipit që drejtohe nga z.Molla dhe unë dua t’a falenderoj veçanërisht dhe posaçërisht, i cili në këtë periudhë shumë të shkurtër kohe ka arritur të krijojë një ekip dhe një marrëdhënie shumë të ngushtë me ekipin teknike, z.Tarelli dhe z.Mici në Ministrinë e Bujqësisë. Të punojmë që të kemi mundësi edhe me insititucionet e varësisë, por edhe me fermerët. Të degjojmë zërin e tyre, t’a bëjmë të mundur që ky projekt jo vetëm të jetë fantastik në letër, port ë jetë super i suksesshëm, sepse e meritojmë dhe kemi partnerët e duhur.
Shumë faleminerit dhe suksese!
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë