Denaj: Miratuam VKM për lehtësimin e fermerëve për asgjësimin e djegies së masës bimore - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 19/06/2024

Denaj: Miratuam VKM për lehtësimin e fermerëve për asgjësimin e djegies së masës bimore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj bëri të ditur sot se me vendimin e këshillit të ministrave, miratuam VKM për lehtësimin e fermerëve për asgjësimin e djegies së masës bimore, pjesëve të bimës dhe mbetjeve bimore në fermë pa kosto dhe pa krijuar rrezik për fermën, pronat kufitare dhe pyjet.
U publikuan në fletoren zyrtare vendimet e këshillit të ministrave të cilët ” buron nga Ligji Nr. 9244 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”
VKM “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e zjarreve në toka bujqësore përcakton:
Periudhën 30 Nëntor deri në 1 Prill të çdo viti, në të cilën lejohet djegia e masës bimore, pjesëve të bimëve dhe mbetjeve bimore
Kufizimet për procesin e djegies, ku lejohet të përdoret jo më shumë se 5% e parcelës për këtë proces.
Procedurën e marrjes së lejeve për djegien, për të mbajtur procesin e djegies nën monitorim të plotë, duke evituar përhapjen e zjarrit në parcelë, në parcela të tjera, apo në pyje dhe kullota.
Ndalimet e djegies pa miratim paraprak të masës bimore në tokat torfike, dhe mbetjet e tjera që nuk burojnë nga ferma.
Mbështesim fermerët dhe mbrojtjen e mjedisit duke siguruar një qasje të balancuar midis zhvillimit bujqësor dhe ruajtjes së tokës dhe pyjeve.