Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mori pjesë në panairin e bimëve mjekësore dhe ushqimit organik që u zhvillua në Nuremberg, Gjermani, BIOFACH 2024, ku ishin të pranishme 10 kompani shqiptare.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë vizitës së saj në këtë panair, theksoi se, “produktet organike shqiptare, sherbela, dëllinja, livando dhe vaji i ullirit po tërheqin interes të jashtëzakonshëm në panairin BIOFACH 2024”.
10 kompani shqiptare ishin pjesë e stendave të panairit, prej nga ku prezantuan vlerat e jashtëzakonshme të shijeve shqiptare dhe ekselencës sonë organike, të cilën na e ka falur natyra dhe po e lartësojnë njerëzit punëtorë të kësaj fushe.
Gjatë një takimi në kuadër të panairit me përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse Ministrja Denaj, vlerësoi Besnikun, Filipin, Ilirën, Robertin, Shpresën, Dorentinën dhe gjithë pjesëmarrësit në panair, të cilët prezantuan për konsumatorët europianë shijen shqiptare përmes produkteve organike shqiptare.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë