Çuçi: Të gjithë në një linjë përsa i përket sigurisë ushqimore
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka vijuar konsultat me grupet e interesit lidhur me ndryshimet në Kodin Penal për masat ndëshkuese ndaj atyre që abuzojnë me sigurinë ushqimore, i cili ka mbërritur në Kuvend. Sipas këtyre ndryshimeve parashikohet burg deri në 15 vjet për të gjithë ata që do të abuzojnë me jetën dhe shëndetin e konsumatorëve. Në këtë kuadër ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Bledi Çuçi ka pritur dhe zhvilluar takime në ambientet e ministrisë, me shoqatat e ndryshme të prodhuesve, si dhe me përfaqësuesit e shoqatave të mbrojtjes së konsumatorëve, ku në qendër të diskutimeve u shqyrtuan dhe u dhanë mendime për ndryshimet ligjore që duhen bërë.
“E rëndësishme është se, për ashpërsimin e masave ndëshkuese ndaj kujtdo, që cënon shëndetin e konsumatorëve ka një dakordësi të gjerë mes të gjithë aktorëve.”
Ka theksuar ministri gjatë këtyre takimeve.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë