BE projekt për mbrojtjen nga përmbytjet, do të rehabilitohen 22 km argjinaturë në dy brigjet e lumit Mat - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 23/02/2021

BE projekt për mbrojtjen nga përmbytjet, do të rehabilitohen 22 km argjinaturë në dy brigjet e lumit Mat

BE projekt për mbrojtjen nga përmbytjet, do të rehabilitohen 22 km argjinaturë në dy brigjet e lumit Mat

Me fondet e Bashkimit Evropian së shpejti do të nisë zbatimi i.projektit për mbrojtjen nga përmbytjet të lumit Mat. Në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u prezantua sot projekti i cili do të zbatohe përmes instrumentit WBIF. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Prefekti i Qarkut Lezhë, Kryetari i Bashkisë Lezhë dhe përfaqësues të Bashkisë Kurbin.
Zv/mnistri Roland Kristo e cilësoi të nevojshme zhvillimin e projekteve për rehabilitimin e argjinaturave ekzistuese dhe përmirësimin e infrasturkturës me qëllim mbrojtjen nga përmbytjet. Kristo tha se në këtë pikë është i rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve qendrore dhe pushtetit lokal për arritjen e rezultateve të suksesshme.
Sipas projektit që u prezantua nga ekspertët përgjegjës për zbatimin e tij, do të ndërhyhet për rehabilitimin e 22 kilometra argjinaturë në të dy brigjet e lumit Mat. Gjithashtu, në projekt është parashikuar përforcimi i argjinaturës për mbrojtjen nga gërryerjet, rehabilitimi i 41 peneleve ekzistuese dhe ndërtimi i veprës së kanalit ujitës të Pllanës
Të gjithë aktorët konfirmuan mbështetjen dhe angazhimin e tyre për të vënë në zbatim këtë projekt të rëndësishëm dhe me impakt për qarkun e Lezhës.