Font Resize
 Arritja e standardeve të sigurisë ushqimore domosdoshmëri e kohës - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 13/11/2017

Arritja e standardeve të sigurisë ushqimore domosdoshmëri e kohës

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Peleshi, i shoqëruar nga Zv.Kryeministrja, znj. Senida Mesi kanë vizituar një baxho të përpunimit të qumështit, si pjesë e takimeve dy ditore e Kabinetit Qeveritar në Qarkun e Dibrës.

Pasi është njohur nga afër me ambientet dhe standardet, me të cilat operon kjo baxho, Ministri u ka kërkuar operatorëve, të marrin një përgjegjësi dhe një ndërgjegjësim të lartë në lidhje me arritjen e standardeve ushqimore, pa të cilat, nuk do të ketë financim dhe mbështetje financiare.

Nevoja për të rritur investimin do të mbështetet nga Qeveria për të gjithë bizneset, sidomos të fushës të sigurisë ushqimore, por në përgjithësi, bujqësia edhe blegtoria, do mbështeten këtë vit me më shumë fonde. Fondi përmes AZHBR–së, i mbështetjes financiare do të jetë pothuajse dyfish krahasur me të kaluarën. Janë 2.6 miliard lekë. Por, një gjë janë lekët, një gjë tjetër janë standardet e siugurisë ushqimore dhe padyshim, tregu. Tregu është sfida juaj, se ne jemi në një ekonomi tregu sot, dhe biznesi e merr vetë atë risk përsipër. Standardet janë përgjegjësia juaj dhe detyra jonë për t’i garantuar. Kështu që kërkesat tuaja, për të marrë financim për projektin e ri, të zgjerimit të kësaj fabrike të përpunimit të qumështit, nga ne natyrisht, që i ka të gjitha shanset, për të marrë përgjigje pozivite, të mbështetet, sipas kushteve dhe kritereve të Agjencisë të Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, por duhet ta theksoj nevojën për të vendosur standarde të larta të sigurisë ushqimore. Pra, nëqoftëse, ne do t’ju mbështesim me subvencion, me grant, por edhe me mundësi të tjera të financimit përmes Fondit të Garancisë, që janë kreditë e buta, kredi të buta të garatuara shteti dhe nga BERZH-i apo Banka Gjermane KFW, ju duhet të garantoni një standard më të lartë të sigurisë ushqimore.”

Arritja e standardeve ushqimore ka qenë vazhdimisht kryefjala e diskutimeve dhe prezantimeve të Ministrit Peleshi, jo vetëm në terren, por edhe në tryeza dhe seanca parlamentare.

“Këtu në Dibër, si në të gjithë Shqipërinë, kemi filluar një reformë, një aksion, që është pjesë e një reforme, për disiplinimin e therjeve. Situata për momentin është problematike, sepse asnjë thertore nuk e kaloi klasën. Të gjitha ishin jashtë standardit. Ju kemi dhënë detyra për t’i plotesuar dhe sapo të plotësojnë kushtet do të rihapen, një apo dy apo aq sa, mund të plotësojnë kushtet. Shumë shpejt do të fillojmë me qumështin dhe përpuminin e qumështit. Nuk kemi filluar akoma të inspektojmë baxhot apo fabrikat e përpunimit të qumështit. Kështu, që po ua them, që tani, që ne jemi gati t’ju mbështesim, por nga ana tjetër duhet ta kuptoni, që tani standardi është numër një. Siguria ushqimore ka lidhje me jetën e qytetarëve, ndaj dhe për këtë arsye është dyfish e rëndësishme.

Më tej Ministri ka shtuar se ky aksion do të jetë shumë i fortë, bashkë me masat që do të merren.

“…Kontrolli do të jetë shumë i fortë. Edhe mënyra, sesi do të mblidhet qumështi te fermerët do të jetë gjithashtu shumë strikte. Jo me kova plastike, edhe më gjithë lloje mënyrash, sesi bëhen tani. Duhet të merret vetëm nga lopët, që janë të kontrolluara nga një veteriner, që ka një pasaportë të kontrollit, që kanë matrikullim. Transporti duhet të bëhet sipas standardeve ligjore, me tanke inoksi etj. Pra, të gjitha kushtet duhen plotësuar dhe në këmbim të kësaj, ne do të japim mbështetje financiare. Mbështetja financiare për këtë sektor, këtë vit do të jetë më e madhe, sesa mundësitë që sektori ka për t’i përthitur. E kam fjalën, që ne kemi sot më shumë lekë, edhe falë programit që do të hapim me Bashkimin Evropian, Ipard-i, por edhe programe të tjera, Fondi i Garancisë me BERZH-in, Fondi i Garancisë me Bashkimin Evropian dhe me Bankën KFW. “

Ministri ka treguar objektivin dhe mënyrën sesi duhet të veprojmë.

 “Duam që veterineri, që është i punësuari i një thertoreje, apo i një fabrike të përpunimit të qumështit, në përgjegjësinë e vet, të kontrollojë, të vetkontrollojë fabrikën, për të cilën punon. Inspektorët do t’i vizitojnë shumë rrallë stabilimentet e përpunimit. Por, ama në momentin, kur inspektori vjen dhe kontrollon, standardet nuk janë plotësuar, përgjegjësia do të jetë e vetë subjektit dhe e vetë veterinerit në rastin konkret, që ka çertifikuar prodhimin. Drejt kësaj duam të shkojmë. Vetëm, siç e tha Zv. Kryeministrja, duhet të ecim paralel. Kjo është një marrëdhënie, ku fitojnë të dy palët. Ju bëni biznesin tuaj, rriteni dhe zhvilloheni, ky është thelbi i këtij sistemi të ri, të ekonomisë së tregut, ne nga ana tjetër duke ju mbështetur juve, rrisim më shumë punësimin dhe garantojmë ushqime më të sigurta për qytetarët. “

Ai i garantoi të gjithë përpunuesit e qumështit se Qeveria do të jetë e vendosur të mbështesë me grante dhe subvencione, vetëm nëse do të zbatohen standardet ligjore dhe rregullat.

“Zbato ligjet dhe rregullat tona!”

Ka përfunduar Ministri.