Starton afati i thirrjes së tretë drejtuar fermerëve për përfitimin e fondeve IPARD-like - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 17/03/2014

Starton afati i thirrjes së tretë drejtuar fermerëve për përfitimin e fondeve IPARD-like

Startoi sot afati i thirrjes së tretë të aplikimeve për fermerët për të përfituar nga fondet IPARD-like (instrumenti i BE para anetaresimit). Këto fonde të dedikuara vetëm për bujqësinë shqiptare, kanë një vlerë prej 8.2 mln euro, ku BE financon 6.2 mln euro ndërsa Qeveria shqiptare, 2.07 mln euro. Pas dy thirrjeve të para, tashmë janë në dispozicion për t’iu shpërndarë fermerëve shqiptarë rreth 4 mln euro.
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, AZHBR (Agjencia e Zhvillimit Bujqesor e Rural) dhe GIZ Albania (bashkëpunimi nderkombetar gjerman), zhvilluan sot në mjediset e Hotel Tirana, një aktivitet informues për thirrjen e tretë të aplikimeve për fermerët për të përfituar nga fondet IPARD-like. Aplikimi kësaj here do të zgjasë më shumë se një muaj, pra starton sot më 17 mars dhe do të vazhdojë deri në 2 maj 2014 ku aplikimi do të mbyllet në orën 16.00. Marrja e këtyre fondeve nga fermerët është një mundësi e artë për ta, për të modernizuar fermat e tyre apo industritë agropërpunuese. Fermerët do kenë mundësi të përfitojnë shumën prej 50 % të investimit të tyre, pasi ta kenë kryer këtë investim. Për të lehtësuar procedurën e aplikimit si dhe për të maksimalizuar aplikimet nga fermerët nga i gjithë vendi, përvec fushatës publicitare ku spote televizive po jepen në gjithë televizionet lokale të vendit në çdo qark, përfaqësues të Ministrisë dhe AZHBR do të nisin një tur në qytete të vendit, për të sqaruar këtë procedurë. Sot në takimin ne Hotel Tirana ishin të pranishëm rreth 200 fermere nga Durresi e Tirana. Më 18 mars do te zhvillohet një tur informues për fermerët në Shkodër e Lezhë, ne dt 20 mars, ne Fier, Lushnje, Berat e keshtu me radhe.
Skema e grantit IPARD like do zbatohet nëpërmjet dy masave: 1. Investime në fermat bujqësore; 2.  investime në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore. Në masën 1, mbështeten katër sektorë: qumësht, mish, fruta, perime. Në masën 2 mbështeten sektorët: Qumësht e bulmet, thertore e përpunim mishi, përpunim fruta perime, sektori i vajit, i verës, i mjaltit dhe i bimëve mjekësore.
Thirrja e parë u hap 18 dhjetor 20012-18 shkurt 2013, nga të cilat fitues dolën 19 fermerë
Thirrja e dytë u hap 30 prill 2013- 28 qershor 2013, jane marre 65 aplikime dhe fituesit do shpallen së shpejti. Ndersa sot startoi thirrja e trete.

Të gjithë aplikantët për cdo pyetje do të kontaktojnë me zyrat e AZHBR, adresa http://www.azhbr.gov.al/. Ne këtë faqe gjejnë pikat e kontaktit por dhe gjithë formularët e aplikimit, dhe udhëzuesin për aplikim.