Siguria ushqimore në shkolla - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 30/09/2018

Siguria ushqimore në shkolla

AKU mbyll subjekte dhe gjobit disa të tjerë

Në kuadër të sigurisë ushqimore dhe monitorimit të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor (OBU) pranë institucioneve arsimore në vend (shkolla, kopshte, çerdhe) AKU ka kryer në rang vendi 227 inspektime. Konkretisht, nga trupat inspektuese të AKU-së janë marrë masa administrative, nga të cilat 65 masa administrative me Paralajmërim, 13 masa administrative me gjobë në vlerën 1 720 000 lekë si dhe dy ndërprerje aktiviteti. Ndërkohë gjatë inspektimeve, janë dhënë edhe këshillime ndaj subjekteve duke bërë të mundur eliminimin e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore. AKU inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi nga këto subjekte pranë shkollave dhe kopshteve në info@aku.gov.al si dhe në portalin e bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.