Shkolla e mesme bujqësore në Cërrik, qendër e rëndësishme për bujqësinë dhe aftësimin e të rinjve - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 02/11/2023

Shkolla e mesme bujqësore në Cërrik, qendër e rëndësishme për bujqësinë dhe aftësimin e të rinjve

Shkolla e mesme bujqësore në Cërrik do të kthehet në një qendër të rëndësishme për bujqësinë dhe aftësimin e të rinjve, për ata të cilët janë profesionistët e të ardhmes e do të kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë dhe dijes.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë vizitës që zhvilloi në Shkollën e mesme bujqësore në Cërrik, bëri të ditur se investimet e planifikuara për rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të konviktit të kësaj shkolle i hapin rrugën regjistrimeve edhe nga qarqet përreth, për çdo të ri që kërkon ta formojë të ardhmen e tij në bujqësi.
Denaj theksoi se të rinjtë gjithnjë e më shumë po shfaqin interes për arsimin profesional me drejtim bujqësinë.

“E lumtur që pashë nga afër interesin e shtuar të të rinjve në bujqësi, pranë Shkollës së Mesme Bujqësore të Cërrikut Një qendër e rëndësishme për bujqësinë dhe aftësimin e të rinjve, atyre të cilët janë profesionistët e të ardhmes e do të kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë dhe dijes. Do të ndërtojmë në këtë shkollë konviktin me 200 shtretër, duke hapur rrugën për regjistrime edhe nga qarqet përreth, për çdo të ri që kërkon ta formojë të ardhmen e tij në bujqësi”, u shpreh Denaj.

Sipasa saj, këtij investimi në infrastrukturën akomoduese për të shtuar kapacitetet e studentëve do t’i shtojmë edhe bazën materiale.
Ministrja Denaj theksoi se do të ketë një fokus të përqendruar tek arsimi profesional, pasi në treg është gjithmonë shumë vështirë të gjenden profesionistë të tillë dhe padyshim një rëndësi e veçantë do t’i jepet bujqësisë.

Sipas saj, duhen shumë më tepër studentë.
“Është e vështirë të merresh me bujqësi, por bujqësia në këtë zonë jep rendiment ekonomik, ndaj dhe lëvizja demografike në këtë zonë është e ulët”, u shpreh Denaj.
“Biznesi do t’i punësojë në mënyrë të menjëhershme dhe do t’i paguajë mire”, tha ajo.
Shkolla e Mesme Bujqesore “Mihal Shahini” ndodhet ne Bashkine e Cerrikut në Qarkun Elbasan. Kjo shkolle është ndërtuar në vitin 1968 dhe përfaqëson shkollën e vetme në qarkun e Elbasanit në drejtimin Bujqësor-Veterinar dhe ka rreth 600 nxenës.

Ndërkohë janë 35 shkolla profesionale në të gjithë vendin që kanë të pë

rfshirë 22 drejtime mësimore, 87 profile profesionale kryesisht në hoteleri-turizëm, shkenca kompjuterike, shkenca mekanike, tekstile, bujqësi, etj.
Të dhënat tregojnë se gati 60 % e punëkërkuesve me arsim profesional hyjnë në punë që vitin e parë, pas përfundimit të edukimit.