Z. Dritan Palnikaj mban pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të Republikës së Shqipërisë që prej dates 20 Janar 2025.
Z. Palnikaj ka mbi një dekadë që shërben në administratën publike në sektorë kyç, duke kontribuar në hartimin dhe zbatimin e politikave strategjike në vend.
Z. Palnikaj është jurist i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (2009), e më tej ka përfunduar studimet pasuniversitare për Legjislacion dhe Institucione Europiane në Institutin e Studimeve Europiane në Universitetin e Tiranës, si dhe mban gradën shkencore “Doktor” që prej vitit 2018.
Z. Palnikaj ka marrë pjesë në programe të mirënjohura ndërkombëtare si “Emerging Leaders Program” në Harvard Kennedy School (SHBA) në vitin (2016); “Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes” (2019) përgjatë të cilit ka marrë pjesë në aktivitete në zyrat qendrore të NATO-s në Belgjike dhe Itali. Gjithashtu ka kryer trajnimin profesional në fushën e lidershipit nga “Center for Creative Leadership” në Bruksel, Belgjike.
Në vitin 2015 është përzgjedhur fitues në programin Lead Albania, dhe ka shërbyer pozicionin e Këshilltarit të Kryeministrit. Gjatë periudhës 2018-2019, ka shërbyer në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, duke udhëhequr reforma kyçe në fushën e sigurisë dhe administratës publike. Karriera e tij përfshin një gamë të gjerë rolesh në nivele të larta, duke filluar si inspektor, jurist dhe avokat, deri në pozicionet e Këshilltarit në Kabinetin e Kryeministrit dhe më pas Drejtorit Departamenti në Kryeministri.
Z. Palnikaj ka kontribuar gjithashtu në punime shkencore dhe konferenca ndërkombëtare, duke sjellë ekspertizën e tij në çështje të pronësisë dhe të drejtës civile.
Ai zotëron aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën angleze dhe ka njohuri të mira të gjuhës italiane.
Z. Palnikaj është i martuar dhe ka dy fëmijë.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë