znj.Mitea Gegushi ka lindur në qytetin e Tiranës, më 25 nëntor 1993. Studimet e larta i ka përfunduar në degën e Ekonomiksit, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe zotëron një Master Shkencor në po të njëjtën degë. Në 2024, është diplomuar gjithashtu nga Univesiteti i Tiranës në Masterin Ekzekutiv “Anëtarësimi në BE dhe Negociatat e Anëtarësimit” pranë Institutit të Studimeve Europiane.

Prej tetorit të vitit 2021, Znj. Gegushi punon pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ka mbajtur gjatë kësaj periudhe disa pozicione të ndryshme, si Këshilltar i Ministrit për çështjet ekonomike, statistikat dhe monitorimin e prioriteteve të Ministrisë, pozicionin e Përgjegjëses së Sektorit të Analizave Ekonomike, Statistikave dhe Jetësimit të Prioriteteve dhe Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimit Këshillimor, Shkencës dhe Inovacionit. Aktualisht prej qershorit 2024, mban postin e Drejtorit të Drejtorisë së Politikave, Strategjisë dhe Programeve të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Më herët, për një periudhë 3 vjeçare, në vitet 2018-2021 ka shërbyer pranë Zyrës Operacionale të Situatës në Kabinetin e Kryeministrit, si Specialiste dhe më pas si Ndihmës i Kryeministrit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin mbi prioritetet e qeverisë dhe përformancën e tyre, kryesisht fushën e bujqësisë dhe turizmit.