Ministria e Bujqësisë realizon certifikimin e 4 produkteve të para të origjinës shqiptare - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 30/01/2023

Ministria e Bujqësisë realizon certifikimin e 4 produkteve të para të origjinës shqiptare

Përpara prodhuesve tanë prezantuam rezultatet e një pune të madhe për të identifikuar, regjistruar, mbrojtur në treg dhe ofruar tek konsumatori produktet e para të certifikuara për treguesit gjeografikë, emërtimin e origjinës dhe specialitetin tradicional të garantuar, duke rritur vlerën e tyre dhe fuqizuar prodhuesin shqiptar. Katër produktet e para, Djathi Mishavina i Bjeshkëve të Kelmendit, Mjalti i Bedunicës, Djathi i Ziem i Veleçikut dhe Djathi i Dhisë nga Bjeshkët e Rrunjës janë tashmë të mbrojtura dhe të certifikuara, me rrugën e hapur drejt tregut me ndikim qartësisht pozitiv në zhvillimin rural.