Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë ne bashkepunim me Klik Ekspo Grop, ju fton të vizitoni Sallonin Ndërkombëtar të Agrobiznesit në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës që është hapur sot në Pallatin e Kongreseve. Në këtë pavion paraqiten produktet e kompanive më të suksesshme shqiptare në fushën e ushqimit dhe bujqësisë, produkte organike, aq shume të kërkuara në tregjet e rajonit dhe më gjerë. Pjesë e panairit janë dhe kompanitë më të njohura ndërkombëtare në këtë fushë, për të sjellë përvojat dhe produktet të vlerësuara ndërkombëtarisht.
Diten e hënë, datë 25 Nëntor, ora 17.00 do të zhvillohet ceremonia e cmimeve “Festivali i verës Shqiptare”, ku do të ndahen vlerësimet për verën me cilësinë më të mirë 2013. Fjalën e hapjes do ta mbajë Kreu i Kuvendit z. Ilir Meta, ndërsa Ministri Panariti do të mbajë një fjalë mbi strategjinë e Ministrisë që ai drejton, për të mbështetur produktet organike ose bio.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë