Ministri Salla në Vlorë për koordinimin e strukturave për përballimin e situatës së reshjeve të pritshme - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 17/11/2025

Ministri Salla në Vlorë për koordinimin e strukturave për përballimin e situatës së reshjeve të pritshme

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, mbërriti sonte në Vlorë, ku së bashku me Prefekten e qarkut Vlorë, znj. Evis Allushi, Prefektin e Fierit, z. Anduel Xhindi, si edhe strukturat e ujitje-kullimit të rajonit po koordinon masat për përballimin e situates së reshjeve të dendura të paralajmëruara në vijim.

Ministri Salla kërkoi bashkërendim maksimal ndërinstitucional, angazhim të plotë në terren dhe reagim të menjëhershëm ndaj çdo situate problematike që mund të shkaktohet nga prurjet e larta.

Reshjet me intensitet të lartë kanë nisur në veri të vendit dhe pritet të shtrihen edhe në qarkun e Vlorës pas mesnatës.

“Të gjitha strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri të plotë për të garantuar menaxhim efikas dhe parandalim të dëmeve në zonat e banuara dhe ato bujqësore”, deklaroi ministri Salla.