Në datat 24-25 Prill, në Tiranë, në kuadër të projektit rajonal AENOR, të financuar nga BE u zhvillua takimi i parë me Zyrtarët e Lartë të Shëndetit të Bimëve (COPHs) për 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), ku Shqipëria kryesonte takimin me postin e presidencës me mbeshtetjen e Bosnje Hercegovina në postin e zëvëndëspresidencës. Pjesë e këtij takimi, përvec ekspertëve ndërkombëtar, ishte edhe përfaqësuesi i DG SANTE z. Roman Vagner.
Ngritja e COPHs ka për qëllim të promovojë bashkëpunimin ndërkufitar për mbrojtjen e shëndetit të bimëve, të harmonizuara me standarded dhe kriteret e legjislacionit të BE-së dhe Konventës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Bimëve (IPPC), si dhe në përputhje me Masat Sanitare dhe Fitosanitare (SPS) të Organizatës Botërore të Tregtisë, duke arritur dhe përmirësuar gadishmërinë për menaxhimin e situatave fitosanitare nga shpërthimet e dëmtuesve karantinor.
Në këtë takim pas diskutimeve dhe rekomandimeve nga COPHs e vendeve përkatëse u dakordësua:
Termat e referencës se si do funksionojë COPHs në vazhdimësi edhe pas përfundimit të projektit.
Ngritja e Fokus Grupeve për legjislacionin, mbikëqyrjen e dëmtuesve dhe të laboratorëve.
Takimet e COPHs do vijojnë me frekuencën dy herë në vit me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor për të lehtësuar tregtinë dhe lëvizjen e lirë të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera në tregjet e BE dhe më gjerë, duke besuar se kjo do të na mundësoj të zbatojmë qasjen “Një Shëndet”.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë