Mbështetje për grate në sipërmarrje në ndërtimin e një bujqësie të qëndrueshme - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 03/11/2023

Mbështetje për grate në sipërmarrje në ndërtimin e një bujqësie të qëndrueshme

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bashkë me deputeten, Blerina Gjylameti zhvilluan në mjediset e MBZHR-së, një takim të ngrohtë në fillim muaji me gratë sipërmarrëse të zonave rurale.

“Me Dhuratën, Fluturën, Inën, Mukadezin, Shpresën, Florën e zonja të tjera të cilat me pasion, aftësi dhe dëshirë për ndryshim, po rrisin ekonominë familjare, duke dinamizuar jetën në komunitetet rurale”, u shpreh Denaj.

Gjatë bashkëbisedimit , ministrja vuri në dukje se, përpjekjet për të mbështetur gratë sipërmarrëse në sektorin rural do të vazhdojnë me përparësi.
“Do të mbështesim këto sipërmarrëse të guximshme të ngjisin shkallët e suksesit çdo ditë e më lart, për të ndërtuar së bashku një bujqësi të qëndrueshme”, theksoi Denaj.

Ajo gjithashtu tha se vajzat duke bashkëpunuar me brezin e vjetër mbajnë gjallë traditën e kulinarisë të zonave nga vijnë. Denaj i cilësoi gratë sipërmarrëve në fshat, shembull të zhvillimit rural që kontribuojnë për të qenë gjithëpërfshirëse dhe angazhuese duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm rural.
Nga ana e saj, Gjylameti i bëri ftesë të gjithë zonjave për më shumë bashkëpunim, me koleget deputete dhe Aleancën e Gruas në Parlament, për të rritur pjesëmarrjen e tyre gjatë aktiviteteve të parlamentit dhe të bëhen pjesë e dëgjesave për buxhetin, për të parashtruar nevojat e tyre.