Masat gjatë sezonit turistik 2018 - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 31/07/2018

Masat gjatë sezonit turistik 2018

1061 kontrolle në të gjithë vendin  

Plani masave për Sezonin Turistik Veror për vitin 2018, që përfshin periudhën qershor –gusht, ka sjellë kontrollin e të gjitha OBU-ve të cilët prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore si bar-restorante, fast-foode, pastiçeri, supermarkete, minimarkete, njësi prodhimi dhe tregtimi akullore në zonat turistike. Deri tani për periudhën 1 Qershor – 11 Korrik 2018 janë kryer gjithsej në rang kombëtar 1061 inspektime. Janë dhënë 551 paralajmërime për mungesë te kushteve dhe kërkesave të legjislacionit në fushën e sigurisë ushqimore dhe janë vënë 22 gjoba. Në 5 subjekte tregtare ku është cënuar rëndë siguria ushqimore është marrë masa administrative për ndërprerje aktiviteti.