Znj.Luljeta Çuko, mban pozicionin e Drejtorit në Drejtorinë e Politikave të Sigurisë Ushqimore.

Në vitin 1991 ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës, në degën kimi industriale.

Në vitin 1997 ka përfunduar studimet dy vjeçare “Master i Shkencave” në fushën “Produkteve natyrore”, pranë Mediterranean Agronomic Institute Chania, Greece.

Prej vitit 1998 punon në Ministrinë e Bujqësisë ku ka bërë karriere dhe ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm (i komanduar) në Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Drejtor në Drejtorinë e Sigurisë Ushqimore, Drejtor në Drejtorinë e Derregullimit, Lejeve, Licencave dhe Monitorimit dhe Drejtor në Drejtorinë e Politikave dhe Programeve të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Gjatë punës së saj në Ministrinë e Bujqësisë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në hartimin e politikave, strategjive dhe legjislacionit në fushën e sigurisë ushqimore, në procesin e integrimit evropian si dhe hartimin dhe zbatimin e masave dhe programeve për pritjen dhe kryerjen e misioneve të auditimit të shërbimeve të Komisionit Evropian në fushën e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të kafshëve.

Në vitin 2015 – 2017 ka marrë pjesë në Platformën për nisjen, hartimin dhe prezantimin tek donatorët të projekteve me Universitetin e Harvardit. Ka kryer trajnime të ndryshme në fushën e sigurisë ushqimore brenda dhe jashtë vendit si në Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada si dhe është bashkëautore e disa publikimeve. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.