Znj.Klaudia Palaj (Duka) zotëron eksperiencë të gjerë në administratë publike dhe menaxhim organizativ.
Ajo është diplomuar në Administrim Biznesi pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, dhe numëron mbi 10 vite eksperiencë pune si në sektorin privat, ashtu edhe në administratën shtetërore.
Në pozicionin e fundit, ka ushtruar funksionin e Drejtoreshës së Kabinetit dhe Shefes së Administratës dhe Prokurimeve Publike pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku ka kontribuar në rritjen e efikasitetit të strukturave mbështetëse dhe forcimin e proceseve institucionale.
Klaudia zotëron gjuhën angleze dhe është e orientuar drejt profesionalizmit, transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të administratës publike.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë