Ilir Salillari
z. Ilir SALILLARI ka lindur në Berat në 23 Mars 1971. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Z. SALILLARI është diplomuar në vitin 2001 për Shkenca Agronomike pranë Universitetit Bujqësor si Inxhinier Agrar me specialitet Prodhim Bimor. Në vitin 2003 ka kryer shkollën pasuniversitare Agronomi. Që prej viti 2007 mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën e Bujqësisë dhe Mjedisit. Ai ka pasur një karrierë të suksesshme, me një eksperiencë 21-vjeçare si ekspert fushën e shkencës së tokës, fillimisht në Institutin e Studimit të tokave dhe më pas në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë Krujë. Gjatë kësaj periudhe ka kryer një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh në Austri, Spanjë, Portugali dhe Hungari në studimin dhe menaxhimin e tokës. Z. SALILLARI ka punuar në shumë projekte kombëtare (me financim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Mjedisit) dhe ndërkombëtare (me financim të KE, FAO, GIZ dhe European Environment Agency).
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë