Fatjon Lleshi
z.Fatjon Lleshi, mban pozicionin, Këshilltar pranë Kabinetit të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që nga muaji Janar 2024.
Në vitin 2009 ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ku dhe është titulluar “Jurist”.
Në vitin 2013 ka përfunduar studimet dy vjeçare “Master i Shkencave” në fushën “Studimet e Sigurisë dhe Mbrojtjes”, pranë Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Që nga viti 2011 mban titullin avokat pranë Dhomës së Avokatisë, Tiranë.
Ka kryer trajnime në fusha të ndryshme ekspertize, ku vlen të përmenden trajnimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në “Naval Postgraduate School”, Monterey, California ku është trajnuar në fushën e Prokurimeve të Mbrojtjes, Menaxhimin e Kontratave dhe Negocimin.
Prej 5 vitesh ka ushtruar detyrën e Juristit pranë Departamentit të Garantimit të Ligjshmërisë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit ku fokusi i aktiviteteve dhe përgjegjësive ka qenë procedurat gjyqësore, administrative dhe kontraktore, prokurimet me donatore sipas rregullave të Bashkimit Europian, etj.
Nga viti 2011 deri ne vitin 2018 ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Ligjor pranë Strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, ku ka dhënë asistencën juridike në zbatimin e legjislacionit civil, administrativ dhe gjyqësor.
Është njohës i mirë i gjuhës Angleze dhe Italiane.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë