Denaj: Cilësia dhe siguria e produkteve të peshkut ka rritur eksportin e tyre - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 27/05/2024

Denaj: Cilësia dhe siguria e produkteve të peshkut ka rritur eksportin e tyre

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj zhvilloi një vizitë në laboratorin e sigurisë ushqimore për produktet e detit në “Rozafa Fish City”, Elbasan.

Ministrja Denaj gjatë një bisede me sipërmarrësin Gjergj Luca, theksoi se siguria ushqimore dhe certefikimi është baza për të ndihmuar imazhin e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Në këtë laborator përpunohet dhe riciklohet mielli i karkalecit dhe ai i peshkut duke përftuar salcë, një produkt që eksportohet në tregun norvegjez, por kërkesa po shtohet në gjithë botën. Produkti tjetër i këtij laboratori është edhe vaji i pasur me antioksidantë në trajtën e pilulës.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ofroi mbështjetjen e saj dhe të institucionit të varësisë ISUV, për të kryer dhe lehtësuar procesin e akreditimit në një kohë sa më të shpejtë dhe të sigurt.