Agron Vata

Drejtor

e-mail: agron.vata@bujqesia.gov.al

.

z.Agron Vata është me detyrë drejtor i Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, pranë Drejtorisë së Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ka mbaruar studimet universitare në vitin 1986-1990 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë Agrare, dega Financë.

Ka një eksperiencë të gjatë të punësimit që në vitin 1991-1992, me detyrë përgjegjës Finance në Sektorin e Frutikulturës N.B Krumë; në vitin 1992-1993 me detyrë inspektor i Degës së Tatim Taksave, Kukës; në vitin 1993-1995 me detyrë oficer i Policisë Financiare Durrës; në vitin 1995-1996 me detyrë oficer i Policisë Doganore Durrës; në vitin 1998-2001 me detyrë përgjegjës i Sektorit të Tatimeve të Tjera, në Degën e Tatim Taksave Durrës; në vitin 2002-2003 me detyrë përgjegjës i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Degën e Tatim Taksave, Durrës; në vitin 2003-2004 me detyrë përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit në Degën e Tatim Taksave, Durrës; në vitin 2004 -2005 me detyrë përgjegjës i Zyrës së Investigimit e Informacionit në Degën e Tatim Taksave, Durrës; në vitin 2005-2009 me detyrë drejtor në Drejtorinë e Planifikimit Financiar dhe Koordinimit të Projekteve, në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; në vitin 2010-2014 me detyrë drejtor i Shërbimeve të Brendshme në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; në vitin 2014 – 2018 me detyrë drejtor i Financës në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në shumë trajnime të specifikuara kombëtare dhe ndërkombëtare si: në vitin 1996, kurs për përdorim kompjuteri në programet, Word, Excel dhe Program Finance; në vitin 1999 seminar afatshkurtër në Holandë për Administrimin e Tatimeve dhe Taksave, trajnime afatshkurtra  (8 herë) në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim Taksave lidhur me Administrimin e Tatim Taksave në Republikën e Shqipërisë; po ashtu edhe në periudha të ndryshme ka kryer trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë viteve 2005 – 2024, në fushën e Planifikimit, Zbatimit dhe Monitorimit të Fondeve Buxhetore.

Vata zotëron gjuhë të huaj si: italisht mirë në të shkruar dhe në të folur dhe anglisht e mbrojtur në Universitetin e Gjuhëve të Huaja. Që prej vitit 2019 e në vazhdim është me detyrë drejtor i Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, në Ministrinë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.