Zhvillimi rural dhe agroturizmi - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 31/05/2018

Zhvillimi rural dhe agroturizmi

6% TVSH edhe për agroturizmin

Qeveria shqiptare ka marrë angazhimin që të krijojë një paketë fantastike lehtësimesh fiskale për nxitjen e zhvillimit të aktivitetit agroturistik nga veriu në jug. Pas miratimit të standardit të agroturizmit dhe dedikimit të 2.5 milionë për zhvillimin rural, nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, pritet të hyjë në fuqi edhe një paketë fiskale shumë interesante për këtë sektor. TVSH-ja për këtë lloj aktiviteti do të reduktohet në 6 %, tatimi i fitimit pritet të shkojë 5 % dhe zero taksa e ndikimit në infrastrukturë për ngritjen e objekteve agroturistike në vend. Gjatë thirrjes së aplikimeve për mbështetjen në bujqësi dhe zhvillim rural 2018 kanë aplikuar 26 subjekte për çeljen e aktivitetit agroturistik në vend.