Banka Botërore, 23 milionë euro fondi shtesë për ujitje-kullimin
Ministri i Bujqësisisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi zhvilloi një takim me Komitetin Drejtues të Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes të Bankës Botërore. 24300 ha tokë bujqësore është sipërfaqja e sistemuar dhe rehabilituar nga projekti i Burimeve Ujore dhe Ujitjes të Bankës Botërore. Zgjatja e afatit dhe shtesa prej 23 milionë euro do të garantojë ujitjen edhe për 16500 ha tokë në Lushnjë, Konispol, Kuçovë, Maliq dhe Has. Libofsha dhe Divjaka janë dy zonat të tjera ku tokat do t’i nënshtrohen rehabilitimit të plotë për kullim dhe ujitje. Ministri Peleshi inspektoi nga afër stacionin e pompimit të fshatit Sulzotaj, i cili është pjesë e skemës të sapo rehabilituar të Divjakës, ku ndër të tjera në fjalën e tij tha se sfida tjetër mbetet çështja e përmbytjeve, për të cilën deklaroi se është ngritur një grup prej 10 ekspertësh nga agjencia kombëtare e ujit të Turqisë.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë