Eva Bica
Sekretar i Përgjithshëm
e-mail: eva.bica@bujqesia.gov.al
Eva Bica është juriste me mbi 15 vjet përvojë në administratën publike dhe në drejtimin e institucioneve. Aktualisht ushtron detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Më parë ka mbajtur funksione të larta si: Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe e Përputhshmërisë në Bujqësi, Ushqim dhe Zhvillim Rural, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Drejtor Kabineti në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit Qarku Elbasan. Është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Torinos, Itali, me studime bachelor dhe master shkencor në drejtësi, ndërsa aktualisht është studente doktorature në të drejtë publike, si mban titullin Avokat prej vitit 2012.
Zotëron gjuhën italiane dhe gjuhën angleze.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë