Ekspertizë akademike në hartimin e politikave, Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin e Elbasanit - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 27/10/2026

Ekspertizë akademike në hartimin e politikave, Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin e Elbasanit

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi me rektoren e Universitetit të Elbasanit, prof. dr. Elvira Fetahu, për të afruar dijen akademike me nevojat e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Ministri Salla vlerësoi se marrëveshja krijon mundësi të reja për praktikat profesionale të studentëve, kërkimin shkencor, trajnimin dhe këshillimin e fermerëve, si dhe përfshirjen e ekspertizës akademike në hartimin e politikave bujqësore, promovimin e produkteve shqiptare dhe zhvillimin e agroturizmit.

Sipas tij, ky bashkëpunim e kthen dijen në zgjidhje konkrete, duke krijuar më shumë mundësi për të rinjtë, fermerët dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

Marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin mes institucioneve publike dhe universiteteve, duke vënë në funksion të zhvillimit të bujqësisë njohuritë shkencore, përgatitjen profesionale të të rinjve dhe ekspertizën akademike. Përmes këtij bashkëpunimi pritet të nxitet inovacioni në sektorin bujqësor dhe të krijohen mundësi të reja për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.