Njoftim publik - Pjesëmarrje në Tryezat e Diskutimit dhe Këshillimit në kuadër të procesit të Integrimit Evropian - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 04/04/2026

Njoftim publik – Pjesëmarrje në Tryezat e Diskutimit dhe Këshillimit në kuadër të procesit të Integrimit Evropian

Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr. 113, datë 30.08.2019 “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian”;

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në cilësinë e institucionit drejtues të Kapitujve:

  • Kapitulli 11 “Bujqësia dhe Zhvillim Rural”
  • Kapitulli 12 “Politikat e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Fitosanitare”
  • Kapitulli 13 “Peshkimi”

Fton të marrin pjesë lirisht në Tryezat e Diskutimit dhe Këshillimit përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, të pushtetit vendor, të komunitetit të biznesit, të shoqatave të punëmarrësve, të botës akademike, të medias dhe të grupeve të interesit, në kuadër të procesit të Integrimit Evropian, të cilat krijohen në mënyrë analoge me kapituj e acquis të Bashkimit Evropian, referuar përcaktimeve të kreut III. 2 pika 4 të Urdhrit.

Sipas përcaktimeve të kreut III. 2 të Urdhrit të Kryeministrit, aplikimi për t’u bërë pjesë e tryezave të diskutimit dhe këshillimit kryhet nëpërmjet dorëzimit të një letre interesi si dhe CV të personit apo të grupimit që përfaqëson, duke treguar se kanë ekspertizën apo interesin e mjaftueshëm për të kontribuar në tryezat specifike.

Personat apo përfaqësuesit e grupeve të interesit mund të paraqesin dokumentacionin e sipërcituar për pjesëmarrje brenda datës 30 prill 2026 në adresën e mëposhtme elektronike:

elma.vathi@bujqësia.gov.al

Përzgjedhja e personave apo përfaqësuesve të grupeve të interesit do të bëhet sipas Urdhrit të Kryeministrit nr. 113 datë 30.08.2019.