Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural publikon pyetësorin në kuadër të procesit të bashkëkrijimit të Planit Kombëtar të Veprimit (PKV) 2026–2030 për Partneritetin për Qeverisje të Hapur (OGP) - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 11/03/2026

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural publikon pyetësorin në kuadër të procesit të bashkëkrijimit të Planit Kombëtar të Veprimit (PKV) 2026–2030 për Partneritetin për Qeverisje të Hapur (OGP)

Në kuadër të hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur 2026–2030, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vendos në dispozicion pyetësorin, duke ftuar institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, grupet e interesit dhe publikun e gjerë të japin mendimet dhe sugjerimet e tyre mbi  forcimin e transparencës dhe përmirësimin e politikave publike në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Pyetësor për bashkëkrijimin PKV OGP 2026-2030 MBZHR

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mirëpret mendimet e palëve të interesuara deri më 13 mars 2026 në adresën elektronike: info@bujqesia.gov.al