Z. Idriz HAXHIAJ ka punuar për një periudhë 28 vjecare në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ai ka mbajtur detyra të larta drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Pergjithshëm të FA-së duke kryer detyrën e Drejtorit të Zbulimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe detyrën e Drejtorit të Operacioneve të Forcave të Armatosura. Gjatë karrierës së tij, Ai është angazhuar dhe përfshirë vazhdimisht në planifikimin strategjik të sektorit të mbrojtjes dhe atij ushtarak, në proceset transformuese dhe organizative të tyre sic janë organizimi strukturor i FA-se, edukimi dhe trajnimi, menaxhimi i burimeve njerëzore, pajisja dhe modernizimi, etj. Gjithashtu, ka qënë pjesë aktive e grupeve ndërinstitucionale dhe ndërministrore për hartimin dhe përgatitjen e strategjive të ndryshme kombëtare e sektoriale.
Ai ka kryer detyrën e atasheut të mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë në SHBA, në France e Belgjike si dhe detyrën e Zëvendës Përfaqësuesit Ushtarak të RSH-së në NATO, Bruksel si dhe ka marrë pjesë në disa misione të NATO-s, në Bosnjë-Hercegovinë në vitin 1998-1999.
Gjatë periudhës 2018-2025 ai ka mbajtur detyrën e Drejtorit për Politikat e Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme.
Z. Idriz Haxhiaj ka një përvoje të gjatë akademike si drejtues në institucionet akademike të arsimit të lartë dhe si lektor e kërkues shkencor. Në periudhën 2008-2009 ka mbajtur detyrën e Zevëndesrektorit të Universitetit Ushtarak “Skënderbej” dhe në periudhën 2014-2015 ka qënë Rektor i Akademisë Mbrojtjes. Në vitet 2007-2012 është angazhuar si pedagog i ftuar në Departamentin e Politikave të Mbrojtjes ne Shkollën e NATO-s, Oberamergau, Gjermani.
Haxhiaj ka përfunduar një numër programesh studimi në fushën civile dhe atë të mbrojtjes e ushtarake. Pas diplomimit në Akademinë Ushtarake në vitin 1990, ai ka kryer studimet pasuniversitare, në nivelin master, në Akademinë e Mbrojtjes në vitin 2003.
Ai ka mbaruar fakultetin juridik në Shkoder në vitin 1995, ka përfunduar me sukses programin master në Administrim Publik në fakultetin e ekonomisë, universiteti i Tiranës në bashkëpunim me universitetin e Nebraskës SHBA në vitin 2005, dhe ka kryer master në marrëdhënie ndërkombetare në Gjenevë, Zvicër në vitin 2006. Ai ka graden Doktor i Shkencave dhe titullin akademik Profesor i Asociuar.
Ai njeh gjuhën angleze, turke dhe serbo-kroate.
Grada Shkencore
Master në Administrim Publik – 2005
Master në Marrëdhënie Ndërkombetare – 2006
Doktor i Shkencave – 2008
Profesor i Asociuar – 2014
Prej dates 10.3.2025 eshte bashkuar stafit te MBZHR-se.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë