Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur diten e djeshme, ne daten 19.08.2025, konsultimin publik për projektligjin “Për kontrollet zyrtare”, një nismë që synon forcimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e shëndetit publik dhe përafrimin e politikave kombëtare me standardet e Bashkimit Evropian.
Ky projekt-ligj është pjesë e paketëz me tre ligje të Planit të Rritjes (Growth Plan). Pas miratimit të dy ligjeve, Ligjit të Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve, MBZHR është e angazhuar për të afruar legjislacionin me standardet e BE-së, si pjesë e procesit të integrimit.
Ligji për Kontrollet zyrtare është i përafruar me direktivën e BE dhe ofron një kuadër të përgjithshëm e rregullator për kontrollet në sektorët e ushqimit dhe ushqimit për kafshë, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, shëndetin e bimëve, prodhimin organik, si dhe për organizimin dhe financimin e këtyre kontrolleve.
Projektligji parashikon ndikim pozitiv edhe në mbrojtjen e mjedisit, duke forcuar menaxhimin e nënprodukteve shtazore jo për konsum human dhe duke krijuar bazën ligjore për mbledhjen e tarifave nga operatorët. Në këtë mënyrë, ai kontribuon në zbatimin e Politikës Kombëtare të Sigurisë Agro-Ushqimore.
Përmes këtij projektligji, qeveria synon të:
• rrisë konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor dhe ushqimor,
• nxisë eksportin e produkteve agro-ushqimore,
• përmirësojë sistemin e kontrollit dhe kompetencat institucionale,
• garantojë mbrojtjen e konsumatorit,
• forcojë mbrojtjen e mjedisit,
• përafrojë legjislacionin kombëtar me acquis të BE-së.
Procesi i konsultimit publik do të zgjasë 20 ditë pune nga data e publikimit të këtij njoftimi.
Komentet dhe sugjerimet mund të dërgohen në adresën: Kjara.Vogli@bujqesia.gov.al
Link-u i konsultimit publik: https://www.konsultimipublik.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë