Me anë të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2024, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka rikthyer mbështetjen për prodhuesit e bimëve medicinale dhe aromatike, sektor, i cili është në hapat e tij të parë, por të sigurtë drejt tregjeve elitare si ato të Bashkimit Evropian.
Bimët medicinale janë një sektor i rëndësishëm në eksportet tona bujqësore. Përveç impaktit socio-ekonomik, parcelat me bimë medicinale dhe aromatike, janë kthyer edhe në një atraksion turistik.
Duke parë përfitimet ekonomike nga sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike, të rinjtë po rrisin interesin për të mbjellë tokat e tyre me këto bimë, duke prodhuar ekstrakt vajor, që më pas eksportohet jashtë vendit.
Bimët medicinale dhe aromatike janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë në Malësinë e Madhe, duke punësuar qindra banorë të zonës në mbjelljen, grumbullimin dhe përpunimin e tyre. Më shumë se 400 lloje janë identifikuar si bimë mjekësore dhe aromatike të florës shqiptare, nga të cilat më shumë se 200 lloje mblidhen dhe tregtohen.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë