Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me FAO, si pjesë e programit të FAO-s “Një vend, një produkt prioritar” (OCOP), synon të stimulojë rritjen ekonomike për zonën e Tropojës duke u fokusuar tek Gështenja si një produkt prioritar me potenciale të larta eksporti.
Si pjesë e programit të kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, pas një pune më pak se një vjeçare, me mbështetjen financiare të FAO_s dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, filloi lëshimi në terren i parazitit të Grerëzës Aziatike në masivin e gështenjave të Tropojës.
Insektet po prodhohen në laboratorin e ngritur në Tropojë dhe parashikohet që të lëshohen në 21 pika lëshimi nga zona e Markajve deri në Nikaj-Mërtur. Me mbështetjen FAO dhe Bashkisë parashikohet që ky proces të zgjasë për disa vite në vazhdim.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë