Ekipet tona të Drejtorive të Ujitje-Kullimit janë në monitorim të plotë të infrastrukturës në të gjithë territorin, për të siguruar një situatë optimale pas rreshjeve të dendura të shiut ditën e djeshme e në vazhdim.
Deri tani, nuk kemi problematika në largimin e ujit nëpërmjet infrastrukturës së kullimit.
27 Hidrovoret janë duke punuar me kapacitet të plotë dhe⚡️furnizohen normalisht me energji, për të mbajtur në nivele të ulëta ujin në kanalet kulluese;
Niveli i ujit në kanale e lumenj me rrjedhje të lirë është në kuota normale;
Argjinaturat mbrojtëse të lumenjve nuk kanë pësuar dëmtime nga prurjet.
Jemi duke ndërhyrë në:
Shalës, Cërrik, duke pastruar me eskavator kanalet e kullimit që kanë patur bllokime nga mbetjet e ngurta, për të shmangur përmbytjet nëse rreshjet vijojnë.
Lumin Osum, Berat, po monitorohet rritja e nivelit në mënyrë të vazhdueshme për të ndërhyrë sipas nevojës.
Të gjithë shtabet e emergjencave të Drejtorive të Ujitje-Kullimit Fier, Korçë, Durrës dhe Lezhë, gjenden në terren për të nderhyrë me ekskavatorë, në raste të situatave emergjente.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë