Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në ambjentet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, patëm nderin të kishim dy grupime grash, nga katër fshatra të Shkodrës dhe Korçës të cilat janë pjesë e një programi të posaçëm për zhvillimin rural që kemi ndërtuar me Qeverinë Gjermane. Programi synon fuqizimin e grave dhe të rinjve në zona të thella rurale në ndërtimin e aftësive dhe ngritjen e aktiviteteve të biznesit apo start up-eve në ekonominë e riciklueshme.
Kemi mundësuar kështu krijimin e një zinxhiri prodhues që përdor bimët medicinale, vajin e ullirit, gështenjave të egra dhe të mirat që i ofron natyra, në produkte cilësore të përpunuara si sapun, shampo apo detergjentë larës enësh e rrobash për përdorim konsumi. Janë rreth 20 biznese, tashmë me marka, të këtyre produkteve që të trajnuara në procese të ndryshme të këtij aktiviteti, dhe me ndihmën e gjithësecilit nga ne, si konsumatorë, kanë mundësinë t’ja dalin mbanë e të krijojnë ekonomi të qëndrueshme për familjet që kanë pas. Le ta vlersojmë siç e meritojnë, përkushtimin dhe punën me nder të këtyre bizneseve të krijuara rishtaz duke i mbështetur fort ato!
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë