Mundësojmë infrastrukturën e nevojshme të ujitjes për fermerët tanë, nëpërmjet financimit të projekteve për rehabilitimitn e kanaleve ujitës në administrim të bashkive.
Miratuam në qeveri, projektvendimin për shpërndarjen dhe detajimin e fondit prej 400 milionë lekë, për financimin e investimeve në skemën ujitëse. Ky projektvendim krijon mundësinë që bashkitë të fillojnë menjëherë procedurat për realizimin e investimve, me qëllim rritjen e sipërfaqes së ujitshme dhe numrin e fermerëve përfitues, veçanërisht në zonat me bujqësi intensive të vendit.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë