Vizita e z. Francesco Lollobrigida, Ministër i Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Pyjeve në Republikën e Italisë. - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 28/03/2023

Vizita e z. Francesco Lollobrigida, Ministër i Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Pyjeve në Republikën e Italisë.

Nënshkruajmë Marrëveshjen e Bashkëpunimit që kornizon në mënyrë të qëndrueshme bashkëpunimin tonë në vitet në vijim. Kjo marrëveshje është fryt i një bashkëpunimi historik i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen në rrugëtimin tonë në Bashkimin Evropian në të cilin roli i Italisë ka qenë dhe mbetet ai i një partneri të besueshëm, luajal dhe të qëndrueshëm.